Vitia ka një lajm të mirë për pacientët e Neurokirurgjisë, ja cilat shërbime janë shtuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar qytetarët me...

Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigja më e mirë ndaj atyre që e kërcënojnë paqen

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas takimit që ka...

Bajqinovci pyet- A e din kush si kanë dalur rezultatet e sondazhet të ri?

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Anulohen të gjitha seancat e parapara për në muajin mars në gjykimin ndaj Pjetër Shalës

Extra AL PVC

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë gjatë muajit mars të këtij viti nuk do të ketë seanca në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës.

Sipas njoftimit të DhSK-së nga data 4 mars deri më 15 në këtë çështje gjyqësore janë anuluar të gjitha seancat.

Vlen të theksohet se edhe seancat e muajit shkurt të parapara që të mbahen për këtë çështje gjyqësore ishin anuluar.

Megjithatë, çështja gjyqësore ndaj Pjetër Shalës në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është drejt fundit.

Michael Doyle, zëdhënës i DhSK-së, përmes informimit javor për medie, me 18 janar tha se sa i përket hapave të ardhshëm në çështjen gjyqësore ndaj Shalës, gjykatësi do të ftojë ZPS-në dhe mbrojtjen që të dorëzojnë dosjet gjyqësore përfundimtare dhe të caktohet seanca për deklaratat përmbyllëse, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai tha se më 15 janar, mbrojtja e Shalës ia dorëzoi trupit gjykues njoftimin se mbrojtja ka përfunduar paraqitjen e provave.

“Gjatë paraqitjes së provave, mbrojtja e z. Shala thirri 10 dëshmitarë për të dhënë dëshmi në sallë të gjyqit. Sa u përket hapave të ardhshëm, pas njoftimit të trupit gjykues për mbylljen e procedurës së paraqitjes së provave, gjykatësit do të ftojnë prokurorin e specializuar dhe mbrojtjen që të dorëzojnë dosjet gjyqësore përfundimtare dhe caktojnë seancën për deklaratat përmbyllëse”, tha Doyle.

Ndryshe, gjatë muajit shkurt 2023 ka filluar gjykimi në këtë rast, ku më 21 shkurt Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kanë paraqitur deklaratat e tyre hyrëse, kurse më 22 shkurt janë dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betim e tij.

Në mars 2023 ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë, ku janë dëgjuar 10 dëshmitarë, kurse në gusht ka filluar paraqitja e provave nga mbrojtësi i viktimave ku janë dëgjuar dy dëshmitarë.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Vitia ka një lajm të mirë për pacientët e Neurokirurgjisë, ja cilat shërbime janë shtuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar qytetarët me...

Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigja më e mirë ndaj atyre që e kërcënojnë paqen

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas takimit që ka...

Bajqinovci pyet- A e din kush si kanë dalur rezultatet e sondazhet të ri?

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes...

CEFTA dhe Tregu Rajonal, Vuçiq thotë se Sarrazin ka qëndruar sot në Bruksel për negociata

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur për media...

Vitia ka një lajm të mirë për pacientët e Neurokirurgjisë, ja cilat shërbime janë shtuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar qytetarët me shërbimet e reja në Neurokirurgji. Ai ka deklaruar se katër operime përfunduan me sukses tek rastet...

Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigja më e mirë ndaj atyre që e kërcënojnë paqen

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas takimit që ka pasur me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von de Leyen, ka thënë se zgjerimi i...

Bajqinovci pyet- A e din kush si kanë dalur rezultatet e sondazhet të ri?

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi ironizues në rrjetin social Facebook ka kthyer në vëmendje sondazhet.I njëjti ka thënë...