Një person ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 11:30 në rrugën “Ferid Domi”, në Gjakovë.
Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull nga Kosova, ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.