Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se ekipi i presidentit amerikan Joe Biden po i ndjek politikat e Administratës Trump kundrejt kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Ai këtë e ka thënë pas deklaratës së ndihmës-sekretarit të SHBA’së, James O’Brien, i cili ka thënë se kërkon nga Kurti që të tërhiqet nga rregullorja e re e BQK’së, shkruan Gazeta Insajderi.
O’Brien tha për “Zërin e Amerikës” se SHBA-ja nuk trajtohet si partnere, atëherë nuk do ta trajtojë partnere as Qeverinë e Kosovës.
“Ekipi i Bidenit ‘më në fund’ po ndjek politikën e Administratës Trump për Albin Kurtin e Kosovës. Pas tri vitesh”, ka shkruar Grenell në platformën ‘X’./In Fokus/