Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pse në SHBA ka rënie të madhe të shitjes së robotëve industrialë?

Pse në SHBA ka rënie të madhe të shitjes së robotëve industrialë?

Kompanitë e Amerikës së Veriut porositën dukshëm më pak robotë në vitin 2023, duke i dhënë fund një bumi pesë-vjeçar mes një ekonomie të ngadalësuar dhe normave më të larta të interesit që e bëjnë më të vështirë blerjen e makinerive të sofistikuara.

“Kur gjendja e ekonomisë nuk është e mirë, është më e lehtë të shtyhet një blerje”, tha Jeff Burnstein, president i shoqatës së prodhuesve të robotëve “A3”.

Kompanitë blenë 31,159 robotë vitin e kaluar, 30 për qind më pak se në vitin 2022, llogaritë A3. Rënia e përqindjes është më e madhja që nga viti 2006, zbuluan ata.

Kërkesa ka rënë në kompanitë e lidhura me industrinë e automobilave, që përbënin rreth gjysmën e tregut të robotëve vitin e kaluar, por edhe në sektorët e ushqimit dhe përpunimit të metaleve.

Në tremujorin e katërt, prodhuesit e robotëve regjistruan 7,683 porosi, tetë për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Universal Robots, prodhues danez i robotëve të vegjël fleksibël, raportoi së fundmi se të ardhurat e saj në vitin 2023 ranë me shtatë për qind në 304 milionë dollarë.

Ngadalësimi i kërkesës në vitin 2023 përkoi me njoftimin e disa prodhuesve për zhvillimin e versioneve më të avancuara të veturave.

Kështu, startupi i robotikës Figure raportoi në janar se kishte arritur një partneritet me BMW të Gjermanisë që duhet të rezultojë në instalimin e robotëve humanoidë në fabrikën e Karolinës së Jugut. Robotët humanoidë po zhvillohen gjithashtu nga prodhuesi i automjeteve elektrike Tesla. /Telegrafi/

 

Powered by WordPress