Leipzig dhe Real Madrid kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare në kuadër të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të nis me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Red Bull Arena”.
Carlo Ancelotti ka bërë dy ndryshime kësaj radhe në formacionin fillestar në krahasim me ndeshjen me Gironën, duke startuar nga minuta e parë me Dani Carvajal dhe Brahim Diaz.
Në anën tjetër, Leipzig si çdo ndeshje tjetër këtë sezon, i ka besuar sulmin dyshes Lois Openda dhe Benjamin Sesko, që do të ndihmohen nga Dani Olmo dhe Xavi Simmons.
Kjo nuk do të jetë hera e parë që këto dy skuadra ballafaqohen me njëra-tjetrën, pasi që në sezonin 2021/2022 kanë luajtur dy herë në mes vete në fazën e grupeve, me të dy ekipet që kanë marrë nga një fitore.
Formacionet zyrtare të të dyja ekipeve:
Leizpig: Gulacsi, Simakan, Orban, Olmo, Klostermann, Openda, Xavi, Raum, Schlager, Sesko, Henrichs.
https://twitter.com/RBLeipzig/status/1757476064962429012?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1757476064962429012%7Ctwgr%5E4319a5352582b5b0c214440a815c4c5ad95ad75d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fformacionet-zyrtare-leipzig-real-madrid-ancelotti-dy-ndryshime-ne-perberje%2F
Real Madrid: Lunin, Carvajal, Tchoaumeni, Nacho, Mendy, Camavinga, Kroos, Valverde, Brahim, Vinicius, Rodrygo./Telegrafi/
📋✅ ¡Nuestro 𝗫𝗜 inicial!
🆚 @RBLeipzig#UCL pic.twitter.com/15iieYajc6— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 13, 2024