Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe kontributin e vazhdueshëm në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy shteteve.
Në takim, Presidentja Osmani vlerësoi lart angazhimin personal të ambasadorit Abott, i cili përveç rolit në promovimin e marrëdhënieve reciproke, mbështeti edhe shumë kauza të rëndësishme për shoqërinë kosovare.