Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Vdekja tragjike e amerikanes në Brezovicë, shpëtimtarët me paralajmërim për turistët

Vdekja tragjike e amerikanes në Brezovicë, shpëtimtarët me paralajmërim për turistët

Një incident tragjik ka ndodhur tek Qendra e Skijimit në Brezovicë.

Polica ka bërë të ditur se një shtetase e huaj e moshës 54-vjeçare, ka humbur jetën pas një orteku të papritur të borës në një zonë të njohur si “Foleja e Shqiponjës”.

Për shpëtimin  e turistes amerikane ishin mobilizuar ekipe të shumta të specializuara por që për fat të keq shtetasja amerikane nuk iu mbijetoi plagëve të marra.

Deni Hameli nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës në një adresim për mediat thotë se rreth orës 15:20 kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Patrolla e skijimit në Brezovicë, për një aksident orteku.

“Koha ka qenë me mjegull dhe dukshmëria ka qenë shumë e ulët. Ka qenë shumë e vështirë të lokalizohet vendi i aksidentit. Pas disa përpjekjeve kemi konstatuar se aksidenti ka ndodhur të vendi i quajtur “Vendi i Shqiponjave”.

“Pas një kërkimi të shkurtër është lokalizuar trupi, por për fat të keq për shkak të traumave nga orteku, një shtetase e huaj ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Hameli.

“Keni kujdes nga lëvizni pasi një lëvizje juaj shumë e vogël jashtë shtegut të skijimit mund të jetë e rrezikshme për jetën tuaj. Andaj lëvizni vetëm nëpër shtigje të skijimit. Shtigjet janë të sigurta dhe Brezoviza poashtu është e sigurt”, ka shtuar tutje pjesëtari nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

Derisa Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se e ndjera ishte shtetase amerikane./Telegrafi/

Themes by WordPress