Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > AGK diskuton për qëndrueshmërinë financiare të mediave lokale

AGK diskuton për qëndrueshmërinë financiare të mediave lokale

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mbajtur diskutim me temën “Qëndrueshmëria financiare e medieve lokale”, në kuadër të Akademisë së Integritetit të Informacionit që mbështetet nga NDI Kosovo dhe USAID Kosovo.

Temë diskutimi e grupit panelist ishte edhe moscitimi i lajmeve të mediave locale nga ato qëndrore.

U theksua se është shumë e rëndësishme që mediet lokale të citohen nga mediet qendrore në momentin që informacioni publikohet nga portalet lokale.

Postimi plotë:

Mbahet diskutimi për qëndrueshmërinë financiare të medieve lokale

🗓Sot u mbajt tryeza e diskutimit me temë “Qëndrueshmëria financiare e medieve lokale”, në kuadër të Akademisë së Integritetit të Informacionit që mbështetet nga NDI Kosovo dhe USAID Kosovo.

👥💻 Paneli përbëhej nga Fatmir Menekshe – Radio Romano Avazo, Urall Boshnjaku – Mitropol, dhe Florandë Morina, anëtare e Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. Teksa, tryeza u moderua nga Xhemajl Rexha.

🗣Gjatë diskutimit të sfidave me të cilat ballafaqohen mediat lokale në Kosovë, u tha se shpeshherë ato duhet të operojnë pa kompensim ose të hasin vështirësi në sigurimin me kohë të pagave për të gjithë gazetarët.

💬“Duke qenë se audienca jonë janë komuniteti rom në Kosovë, atëherë është e vështirë që të kemi një stabilitet financiar e të kemi të hyra nga reklamat. Kjo reflektohet edhe në pagat për gazetarët, ku shpesh ndodhë që të hasim në vështirësi për të siguruar fondet e nevojshme”, tha Menekshe.

🔴Një nga sfidat që u diskutua është edhe çështja e mos citimit nga kolegët e medieve qendrore.

💬“Është shumë e rëndësishme që mediet lokale të citohen nga mediet qendrore në momentin që informacioni publikohet nga portalet lokale, kjo edhe për vizibilitetin tonë. Respektimi i të drejtës së autorit është kyçi në këtë aspekt”, tha ndër tjerash Boshnjaku.

👉Po ashtu, u diskutua edhe për mënyrat se si mund të lehtësohej puna e medieve lokale nga institucionet vendore.💬“Duke qenë se mediat nacionale kanë shtrirje më të madhe, rrjedhimisht edhe mbështetje nga reklamat më shumë, atëherë do të duhej të krijoheshin mekanizma nga institucionet dhe nga Komisioni i Pavarur i Medieve për lehtësira në pagesat e licencave për mediat lokale dhe mediat e komuniteteve jo-shumicë”, shtoi Morina.

🙋🏻‍♀️🙋🏻‍♂️Po ashtu, u diskutua çështja për gjetjen e modaliteteve për draft ligjin e propozuar nga Qeveria e Kosovës për Komisionin e Pavarur të Mediave, ku mediat lokale e shohin si rrezik dhe pengesë shtesë për operimin e tyre.

🗯Diskutimi u fokusua në gjetjen e mënyrave për të forcuar dhe mbështetur mediat lokale, duke siguruar që ato të kenë burime të mjaftueshme për të funksionuar në mënyrë efektive, dhe për të përfaqësuar diversitetin e nevojat e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

/TV Arbëria