Ukraina ka pretenduar se ka prova që Rusia ka përdorur raketat e avancuara hipersonike, të cilat sipas ekspertëve, janë të pamundura për t’u shkatërruar. Sipas Ukrainës, kjo ishte hera e parë që Rusia përdori këto raketa gjatë dy vjetëve të luftës.
Qeveria ukrainase ka njoftuar se copat e raketës që goditi kryeqytetin më 7 shkurt, tregonin se ishin të raketës hipersonike Zircon.
“Copat dhe pjesët e raketës, identifikimi i përbërësve dhe veçorive të tjera, tregojnë për këtë lloj të armës”, ka njoftuar ministria ukrainase e Drejtësisë.
Në bombardimin e 7 shkurtit, autoritetet ukrainase kanë konfirmuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e 38 të tjerëve. Sipas tyre, nuk është raportuar për të vdekur nga raketa hipersonike Zircon.