Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka hedhur akuza të ashpra ndaj ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Deputeti i PDK-së ia kujtuar ministrit Murati, ristrukturimin e skemave sociale dhe pensionale, por që i njëjti projektligj po mbaret prej vitit 2021 nga njëri program legjislativ ne tjetrin.
Po ashtu, deputeti Haxhiu e ka kritikuar premtimin për ridazjanimin e skemave për punësim sezonal për familjet që janë me asistencë sociale, ku është paraparë punësim së paku për një anëtar të familjes.
As premtimet për ndryshimin e pushimi të lehonisë dhe atë prindor nuk kanë ndodhur, ndërkohë që jemi në vitin e katër të qeverisës të Vetëvendosjes,
Reforma pensionale ka mbetur vetëm një një zotim në letër, sepse as që është në agjendë legjislative për këtë vit. Me ndarjet buxhtore për skemat sociale, sipas deputeti Haxhiu janë diskriminuar invalidët e luftës dhe nuk është siguruar as sot e kësaj ditë buxheti për proteza.
Kurse nga mbështetja qeveritare shume më shumë janë duke përfituar bankat se sa familjet me asistencë sociale, ka potencuar ndër të tjera deputeti Haxhiu. /TV Arbëria