Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Murati: Synim janë skemat pensionale të moshës, pensionet bazike dhe kontributive

Murati: Synim janë skemat pensionale të moshës, pensionet bazike dhe kontributive

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale po mban takim me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ministri po flet për planet në vitin 2024 të skemave sociale dhe pensionale.

Ai ka njoftuar se për skemat sociale është ratifiku marrëveshja me Bankën Botërore sikur është bërë edhe pilotimi i ligjit i cili është drejt finalizimit për mbështetjen sociale.

“Ligji parasheh heqjen e kritereve diskriminuese, inkurajimin e punësimit”, ka theksuar ministri.

Ai ka shtuar se për skemat pensionale në këtë vit synim është çeshtja e skemave pensionale të moshës, pensionet bazike dhe kontributive

Sipas tij, kontributet pensionale në Trust duhet me qenë epiqendra e një pensionisti./TV Arbëria

 

 

 

Themes by WordPress