Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë publikoi një “listë të zezë” me emrat e përfaqësuesve të institucionit ushtarako-politik dhe komunitetit shkencor e akademik të Britanisë së Madhe.
Siç thuhet nga qeveria ruse, kjo është një përgjigje sië pretendojnë ata ‘ndaj kursit të vazhdueshëm konfrontues të Londrës, brenda së cilës bëhen përpjekje “për të demonizuar Rusinë, narrativat anti-ruse janë shpikur në mënyrë aktive për të zvogëluar ndikimin e Moskës në arenën ndërkombëtare”’.
Në listë është edhe Lordi Stuart Peach, i dërguari special i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor i cili është mysafir i shpeshtë në Kosovë, por edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Peach, e ka përkrahur në vazhdimësi integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, si dhe e ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Banjskë.
Ai, po ashtu i ka dënuar vazhdimisht politikat secesioniste të strukturave qeverisëse të entitetit të Republikës Serbe në Bosnjë, të udhëhequr nga Milorad Dodik. Ka mbështetur plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës.
Më poshtë është një listë e shtetasve britanikë të cilëve tani u ndalohet hyrja në Federatën Ruse.
James CARTLIDGE, Zëvendës Sekretar Britanik i Shtetit për Mbrojtjen;
Charles Roland Vincent WALKER, Zëvendës Shef i Shtabit të Mbrojtjes, Forcat e Armatosura Britanike;
Sarah MACINTOSH, Zëvendës Këshilltare e Sigurisë Kombëtare e Kryeministrit të Britanisë së Madhe;
Simon ASQUITH, Komandant i Forcave Nëndetëse të Mbretërisë së Bashkuar;
Timothy David NEAL-HOPES, Shefi i Forcës Kombëtare Kibernetike të Mbretërisë së Bashkuar;
Stuart PEACH, Përfaqësues Special i Kryeministrit të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor;
Daniel John HANNAN, anëtar i Dhomës së Lordëve të Parlamentit Britanik;
Michael Anthony ASHCROFT, anëtar i Dhomës së Lordëve të Parlamentit Britanik;
Ray Edward Harry COLLINS, anëtar i Dhomës së Lordëve të Parlamentit Britanik;
Ivor Norman Richard DAVIES, Universiteti i Oksfordit;
Timothy John Garton ASH, Universiteti i Oksfordit;
Roy ALLISON, Universiteti i Oksfordit;
Robert Johnson, Universiteti i Oksfordit;
David Samuel Harvard ABULAFIA, Universiteti i Kembrixhit;
Orlando FIGES, Universiteti i Londrës;
Graeme ROBERTSON, Universiteti i Karolinës së Veriut në Chapel Hill (SHBA);
James Calder WALTON, Universiteti i Harvardit (SHBA);
James Gregory SHERR, Qendra Ndërkombëtare për Studime të Mbrojtjes dhe Sigurisë (Estoni).
Ministria theksoi se puna për zgjerimin e “listës së zezë” ruse në përgjigje të “veprimeve armiqësore të britanikëve” vazhdon.