Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se siguria e Kosovës dhe mbështetja për të është themeli mbi të cilin vendi ynë mund të vazhdojë të rritet.
Kurti përmes një postimi në platformën X, ka njoftuar se ka marrë pjesë në në panelin ku u diskutua mbi Kosovën dhe gjeopolitikën evropiane, që u organizua nga Instituti i Politikave “Chatham House”.
“Siguria e Kosovës dhe mbështetja për të është themeli mbi të cilin vendi ynë mund të vazhdojë të rritet. Falenderoj ChathamHouse dhe UCL për ftesën në një panel ku u diskutua mbi Kosovën, gjeopolitikën evropiane dhe më shumë”, ka shkruar ai.
Ndryshe, kryeministri Kurti të hënën ka udhëtuar për në Mbretëri të Bashkuar dhe në qëndrimin e tij njëditor atje ka pasur takime me zyrtarë të institucioneve.
“The security of Kosova, and support for it, is the bedrock on which our country can continue to grow.” Thank you @ChathamHouse and @ucl for having me on a panel to discuss Kosova, European geopolitics and more. pic.twitter.com/Gnvpgbu8kq
— Albin Kurti (@albinkurti) February 13, 2024