Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ramabaja: Është e drejtë ligjore ndalimi i dinarit në Kosovë

Ramabaja: Është e drejtë ligjore ndalimi i dinarit në Kosovë

Analisti politik, Sadri Ramabaja, ka folur për Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të valutave të tjera monetare, pos euros.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai tha se është e drejtë ligjore ndalimi i përdorimit të dinarit në Kosovë.

Ramabaja u shpreh kështu kur u pyet lidhur me kritikat që dhanë shtete aleate të Kosovës ndaj këtij vendimi të BQK-së.

“E kemi për detyrë të shpjegojmë se është për detyrë e jona ligjore që të për heqjen e monedhës së huaj, çështja është tjetër e përdorimit ditor e taktikave, e të tjera”.

“Prandaj ky kor kritikash nuk ka kuptim”, ka thënë Ramabaja.

Powered by WordPress