Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Lajmërohet ish-drejtoresha e Arsimit: Me dashni do të vazhdojmë shërbimin për Prishtinën

Lajmërohet ish-drejtoresha e Arsimit: Me dashni do të vazhdojmë shërbimin për Prishtinën

Ish-drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati i ka falënderuar bashkëpunëtorët e saj që i ndihmuan gjatë dy viteve të shërbimit si udhëheqëse e Drejtorisë për Arsim në kryeqytet.

Musmurati, e cila u shkarkua nga kryetari Përparim Rama pak para prishjes së koalicionit mes LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë, tha se nuk do të ankohet por do të vazhdojë të shërbejë për qytetin.

Zyrtarja e PDK-së publikoi sot në Facebook një album fotografish nga koha e shërbimit si drejtoreshë në Komunën e Prishtinës.

“Takime të përzemërta me nxënës, mësimdhënës, prindër e drejtorë shkollash. Përurime të shkollave të reja, fillim ndërtimesh, orë të kodimit, renovime pa fund, orë të leximit, plan të sigurisë, yoga me fëmijë, dollapë të rinj, kamera në shkolla, psikologë të rinj, biblioteka të reja, trajnime të ndryshme, rekrutime meritore, kabinete të reja, e në mes, shumë përqafime e ngrohtësi.

Falemnderit Prishtinë për mundësinë e dhënë! Jam mundu ta kryej detyrën me shumë përkushtim, dashuri e pozitivitet.
Falemnderit stafit të mrekullueshëm të Drejtorisë së Arsimit, asambleistëve, mësimdhënësve, drejtorëve, prindërve e nxënësve që më mbështetën në çdo hap e që bashkë e ringjallëm arsimin në Prishtinë.”, ka shkruar ajo.

 


/TV Arbëria

Themes by WordPress