Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se nuk do të ketë masa ndëshkuese gjatë periudhës së tranzicionit për ndalimin e dinarit.
Çitaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se kryeministri me një gjuhë të paqartë duket se është tërhequr nga zbatimi i masave, raporton TV Arbëria.
Ajo ka pyetur Kurtin se çfarë ka dashur të thotë me këtë deklaratë të tij, pasi siç thotë ajo nuk është kuptuar, derisa ka shtruar edhe dy pyetje tjera.
“A e ke shtyrë zbatimin e rregullores për valutat e huaja? Apo bëhet fjalë për ndonjë zbrapsje tjetër?”, ka shkruar Çitaku.
Postimi i plotë:
Në twitter, me një gjuhë të paqartë, duket se Kryeministri qenka tërhequr nga zbatimi i disa masave, dhe kërkon edhe nga institucionet tjera që të veprojnë njejtë.
Po flet për disa informata gjithëpërfshirëse që do të bëhen të ditura ditëve në vijim.
Kryeministër, a po na tregon shkurt e shqip çka ke deshtë me thanë se nuk të kuptuam.
A e ke shtyrë zbatimin e rregullores për valutat e huaja? Apo bëhet fjalë për ndonjë zbrapsje tjetër?
Sinqerisht nuk të kuptova