Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Vozisnin në gjendje të dehur, dënohen dy shoferët me 200 euro dhe 6 muaj heqje pantentë shoferi

Vozisnin në gjendje të dehur, dënohen dy shoferët me 200 euro dhe 6 muaj heqje pantentë shoferi

Policia e Kosovës në Gjilan gjatë kontrollit në trafik ka ndaluar dy vetura, shoferët e të cilave kanë rezultuar nën ndikimin e alkoolit, raporton TV Arbëria.

Të dyve u janë shqiptuar gjoba me nga 200 euro, veç e veç, si dhe me nga 2 pikë negative, si dhe heqje të patentë shoferit për 6 muaj.

Komunikata:

Drejtim i mjetit nën ndikim të alkoolit

Gjilan, 12 shkurt 2024

Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan gjatë kontrollit në trafik në qytetin e Gjilan në dy raste të ndara kanë ndalur për kontroll dy automjete.

Gjatë kontrollit është dyshuar se vozitësit e këtyre automjeteve mund të jenë nën ndikim të alkoolit. Pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se njëri vozitës ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.58 promilë dhe vozitësi tjetër ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.65 promilë.

Secilit nga këta kundërvajtës veç e veç u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro, nga dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muajsh.

 

 

 

 

Themes by WordPress