Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Diell dhe vranësira, priten reshje shiu

Diell dhe vranësira, priten reshje shiu

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, sidomos në orët e mëngjesit.

Reshjet në momente dhe zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14°C.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h.