Profesori universitar në Paris Nezik Kraki, përmes një postimi në Facebook ka komentuar vizitën në Tiranë të sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.
Madje, ai me ironi tha se “Uroj që zoti Blinken t’ia kërkojë Ramës njohjen e pavarësisë së Kosovës”
Postimi i plotë
Lajm i mirë vizita e Blinken në Tiranë por një gjë ta keni parasysh.
Në konferencën për shtyp pas takimit Rama Blinken, Edi Rama do flasë 10 minuta për Kosovën.
Nga 10 minutat, 9 do jenë me kritika e akuza ndaj Kosovës për veprime të ngutshme në veri dhe 1 minutë do jetë në stilin « i ftojmë palët të rikthehen në dialog».
Uroj që zoti Blinken t’ia kërkojë Ramës njohjen e pavarësisë së Kosovës.