Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Shqipëria në vitin 2024 pret më shumë se 13 milionë turistë

Shqipëria në vitin 2024 pret më shumë se 13 milionë turistë

Shqipëria pret që në 2024-shin të ketë një bum të madh turistik. Këtë deklaratë e beri zv.kryeministrja Belinda Balluku gjatë inspektimit të punimeve për ngritjen e impiantit të përpunimit të ujërave në Mat.

“Presim në 2024-ën më shumë se 13 milionë. Vetëm muaji Janar që lamë pas, ka treguar se është rritur me 30% numri i vizitorëve krahasur me Janarin 2023.”

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, riktheu vëmendjen te Task-Forca e ngritur për mbajtjen pastër të ujërave larës. Ajo paralajmëroi masa për bizneset dhe subjektet që nuk respektojnë rregullat e vendosura nëpërmjet aktit normativ për këtë çështje.

“Në rast se do të vihet re se disa subjekte nuk e kanë përmbushur këtë kërkesë, detyrimisht ata do të gjobiten përmes një mase administrative dhe do t’i jepet 60 ditë kohë për implementimin.”

Balluku përfundoi fjalën e saj duke thënë se do të vijohet puna për planin strategjik të ujësjellësave dhe kanalizimeve.