Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Anëtarët e VV-së kujtojnë Arben Xheladinin dhe Mon Balaj

Anëtarët e VV-së kujtojnë Arben Xheladinin dhe Mon Balaj

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë nis të mblidhen për të bërë homazhe te pllaka përkujtimore e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt.

Prezent në sheshin e Prishtinës është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe figura tjera politike të Kuvendi të Kosovës.

Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut, 17 vjet më parë.

Derisa mijëra protestues kundërshtonin dokumentin e Ahtisaarit, protesta eskaloi në momentin që janë hequr rrethojat e vendosura në mes të sheshit. Ishte policia e rumune e UNMIK-ut ajo që reagoi në mënyrë të dhunshme duke përdorur edhe armë vdekjeprurëse.

Përveç vrasjes së dy aktivistëve, kishte edhe shumë të plagosur.

 

 

 

 

Themes by WordPress