Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri kryeziu, dhe avokati Tomë Gashi e kanë komentuar duelin ndërmjet kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Këshillin e Sigurimit(KS) në Organizatën e Kombeve të Bashkuara(OKB).
Sipas Kryeziut, Kurti në KS i ka mbrojtur interesat e Kosovës pavarësisht gënjeshtarëve dhe shpifjeve të Vuçiqit.
“Kjo çështja [e dinarit] nuk ka qenë çështje të cilën është dashur ta trajtojë Këshilli i Sigurimit, unë e konsideroj se Vuçiqi e ka humbur rastin, kryeministri i jonë [Albin Kurti] ka qenë në nivelin e duhur edhe është përgjigjur në atë që është kërkuar[në Këshillin e OKB-së]”, ka thënë Kryeziu në emisionin “FIVE”.
Ndërkohë, avokati Tomë Gashi ka ngritur një analogji duke e shndërruar Këshillin e Sigurimit në një ring të boksit.
“Nëse kish me qenë boks, faktikisht Albini e ka mundur Vuçiqin, që nëse kishte me qenë 10 runda, kishte me qenë rezultati 10 me zero për Kurtin. Nëse e themi në gjuhën e popullit i bie 8 me 2”, ka thënë Gashi.