Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Problemi me mbeturina, në Prishtinë do të vendosen 300 kontejnerë të rinj

Problemi me mbeturina, në Prishtinë do të vendosen 300 kontejnerë të rinj

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se nga e hëna 300 kontejnerë të rinj do të vendosen në kryeqytet.

Rama thotë se angazhimi i ndërmarrjeve publike do të sjellin efektin e vet praktik e të prekshëm.

Tutje, Rama ka shkruar se “Ata, të prirë nga dedikimi e dashuria për qytetin kanë arritur të bëjnë një punë të vlefshme për të gjithë, kanë filluar vet me prodhimin e kontejnerëve, të cilët do të reduktojnë mbeturinat në kryeqytet dhe lehtësojnë punën e kushtet e punëtorëve të pastrimit”.

Ndryshe, Rama para pak ditësh kishte shkarkuar drejtorin e Shërbimeve Publike, pikërisht për shkak të problemeve me mbeturina në kryeqytet./Telegrafi/