Filozofi dhe analisti politik Afrim Kasolli nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar rreth seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, seancë kjo e thirrur nga Serbia.
Analisti, Kasolli edhe para se të mbahej kjo seancë kishte shkruar për miopine strategjike të pushtetit aktual, se si ia doli t’i “bashkojë” SHBA-në, Rusinë, Kinën dhe Bashkimin Evropian kundër Kosovës.
Ai u shpreh se Albin Kurti ia doli që çështjen e dinarit ta barazojë me agresionin paramilitar serb kundër territorit të Kosovës më 24 shtator.
“Dhe ky deshtim strategjik i Kosoves, krahas qe duhet t’i mvishet Kryeministrit Kurti, nuk mund te mohohet se eshte po ashtu gabim i konsullit te tij ne New York, Blerim Rekes. Sidomos, kur marrim parasysh faktin se ky i fundit e mban veten per ekspert te marrëdhënieve ndërkombëtare”, shkroi Kasolli në Facebook.
Postimi i plotë:
/TV Arbëria