Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një serb në Jarinjë, policia jep detaje

Arrestohet një serb në Jarinjë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një serb në Jarinjë.

Zv.drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani i tha Insajderit se i njëjti është arrestuar për veprën “fotografim i paautorizuar”.

“Po është e vërtetë e kemi ndaluar një pjesëtar serb në Jarinjë. I njëjti është ndaluar për veprën ‘fotografim i paautorizuar’, dhe është duke u intervistuar në Mitrovicë të Jugut”, ka thënë Elshani.