Një person ka njoftuar se i është përfshi nga zjarri stalla e bagëtive.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 03:17 në fshatin Hodonoc, në Gjilan.
Tutje bëhet e ditur se njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur të fikin zjarrin, sipas viktimës vlera e dëmit arrin shumën rreth 6000 euro.
“Ankuesi mashkull ka njoftuar se i është përfshi nga zjarri stalla e bagëtive. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kane arritur të fikin zjarrin, sipas viktimës vlera e dëmit arrin shumën rreth gjashtë mijë (6000 euro)”, thuhet në raport.
Tutje bëhet e ditur se ankuesi deklaron se pronën e ka pasur në shfrytëzim të një personi tjetër dhe i njëjti nuk dyshon në askënd. Rasti mbetet te hetohet. /Telegrafi/