Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri thotë se dinari u ndërkombëtarizua deri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Ajo përmes një postimi në Facebook u shpreh se pazotësia e Kurtit e bëri këtë çështje ndërkombëtare.
Postimi i plotë i Edita Tahirit:
“Dinari u nderkombetarizua deri ne Keshillin e Sigurimit – kur Shefi i pare i UNMIKUT De Melo provonte te na bindte se ne Kosove duhet te vazhdojne ligjet qe kane qene ne fuqi para luftes pra edhe dinari, ne i permbysem keto insistime te OKB. Sot me pazotesine e Kurtit dinari u be ceshtje nderkombetare, ne vend se te promovohej suksesi jone qe atehere u beme shteti pare qe perdorte valute evropiane dhe jo jugosllave. Gjate okupimit zbatuam marken gjermane, pasluftes euron. Kosova ka shenuar suksese historike, por ja qe solli nje kryeminister qe i kthen mbrapa arritjet tona”, shkroi Tahiri në Faacebook.
/TV Arbëria