Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Telenovela e ‘divorcit’ PDK-LDK – Krejt çka ka ndodhur deri tani dhe fundi i saj

Telenovela e ‘divorcit’ PDK-LDK – Krejt çka ka ndodhur deri tani dhe fundi i saj

Pas prishjes së koalicionit ndërmjet LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë dhe anulimit të vendimit për këmbimin e tokave në Badovc, nuk po ndalen reagimet. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e ka demantuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama lidhur me sipërfaqen e tokës që ishte vendosur të këmbehet, pasi që ai tha sot nuk janë dhënë 20 hektarë, për 8 hektarë.

Ajo ka shtuar se ideja e këmbimit ka nisur me Ramën.

“Procesi ka nisë me Ramën arkitekt dhe bashkëinvestitor të ndërtimit të villave në Badoc- dhe kur kushtet e ndërtimit nuk janë dhënë për zonën te liqeni në vitin 2020 procesi ka vazhduar me idenë e këmbimit tutje dhe me Ramën kryetar është finalizuar – në përkrahje të heshtur nga LVV”, ka shkruar Hoxha.

Kujtojmë se sot në një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, u shfuqizua vendimi për këmbimin e pronave në Badovc.

Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë Uran Ismaili njoftoi që pas shfuqizuan vendimin për këmbimin e pronave në Badoc, ka bërë edhe shkëputjen e koalicionit qeverisës në Prishtinë.

“Për dy vjet shërbim, ekipi i PDK-së solli një dinamikë të re në Kryeqytet dhe ka bërë punë të jashtëzakonshme në secilin dikaster. Nën udhëheqjen e shkëlqyer të Nënkryetares Sahatçiu, drejtoritë e udhëhequra nga PDK janë vlerësuar si drejtoritë me performancën më të mirë, brenda dhe jashtë. Gjallërinë, sinqeritetin, pozitivitetin dhe dinamikën që e kishim në fushatën tonë “Prishtina na Bashkon” e kemi përçuar edhe në qeverisjen e Kryeqytetit dhe qytetarët janë dëshmitarët më të mirë për këtë gjë.” tha Uran Ismaili.

LEXO EDHE:

PDK lë me ‘gishta në gojë’ Përparim Ramën, prish koalicionin me LDK-në në Prishtinë

Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se ky vendim ka nisur nga një proces i cili ka filluar nga qeverisja e kaluar dhe një numër vendimesh të nivelit qendror, Ministrisë së Ambientit, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Rama thotë se Komuna e Prishtinës ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore në këtë çështje.

Ai i ka akuzuar Vetëvendosjen e PDK-në për politizim të kësaj çështje.

Rama ka thënë se Ministria e Financave pa asnjë fakt nga Prokuroria apo Policia ka suspenduar vendimin.

Ai kërkoi nga Prokuroria Speciale që për këtë proces të hetohen edhe Ministria e Pushtetit Lokal dhe ajo e Financave.

LEXO EDHE:

Çështja e këmbimit të pronave, Rama: Sot jemi këtu për një proces që ka nis nga qeverisja e kaluar, por ju heshtët deri sot

Përndryshe përplasjet dhe thyerjet e para të koalicionit në Prishtinë kanë nisur pas shkarkimit të drejtorit të PDK-së, Ilirik Musliut, e që kanë kulmuar me shkarkimin edhe të nënkryetares së po këtij subjekti, Donjeta Sahatqiu.

LEXO EDHE LAJMET E TJERA:

Rama tregon pse e shkarkoi Ilirik Musliun e PDK-së

Eliza Hoxha: Është e tmerrshme, Përparim Rama shkarkoi njerëz në Facebook

Musliu: Në shkarkimin tim ka gisht Lumir Abdixhiku

PDK në Prishtinë paralajmëron që pasnesër do të anulohet vendimi për shpronësimet milionëshe në Badoc

Pas shkarkimit, rrëfehet Musliu: S’ka të bëjë me performancën time, Rama tha shumë ‘rrena’

Çitaku: Donjetë jam krenare që s’pranove të jesh pjesë e skemave me pronat në Badovc, Përparimit do t’ia japim përgjigjen e merituar

Përparim Rama nuk ndalet, njofton për shkarkime tjera

Derisa sot, pas shfuqizimit të vendimit për këmbimin e tokave në Badovc, kryetari i PDK-së në Prishtinë Uran Ismaili ka jep lajmin se kanë shkëputur koalicionin qeverisës në Prishtinë.

Andaj pas një serie të shkarkimeve të drejtorëve të PDK-së në kryeqytet dhe disa ngarkimeve të këtyre dikastereve me drejtorë të rinj nga Përparim Rama, e kryesisht nga LDK por edhe ekspertë tjerë sot me 8 shkurt, zyrtarisht u ‘divorcuan’ PDK e LDK në Prishtinë.

Por tash e tutje mbetet të shihet se si do të qeverisë Përparim Rama në kryeqytet, i vetëm, apo do të kërkoj partnerë të rinj?!

/TV Arbëria