Po e vlerëson si të drejtë vendimin e rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, që pagesat brenda territorit të Kosovës të kryhen vetëm me valutën euro.
Politikani serb Nenad Çanak ka përmendur si shembull Malin e Zi, që veproi në të njëjtën mënyrë për ta kompletuar sovranitetin shtetëror.
Megjithatë politikani socialdemokrat, thotë se në këtë fazë duhet treguar edhe kujdes për komunitetin serb në Kosovë.
Çanak ka folur edhe për reagimet e shteteve QUINTI-t që po kërkojnë shtyrjen e këtij vendimi.
Ai e konsideron si diçka të pamundur që një kryeministri i një vendi sovran t’i dëgjoj të gjitha kërkesat e ndërkombëtarëve.
Politikani serb, madje e cilëson kryeministrin Kurti, si një lojtar të fortë.
“Kryeministri Kurti është një lojtar i fortë dhe përpiqet të qeverisë vendin në përputhje me bindjet e tij. Të mbështetesh te partnerët perëndimorë është logjike dhe e rëndësishme, por zbatimi i
pakushtëzuar i ideve të tyre është diçka me të cilën asnjë njeri me integritet nuk mund të pajtohet. Qytetarët e Kosovës duhet të marrin vendime për Kosovën përmes përfaqësuesve të tyre të zgjedhur”, ka thënë Çanak.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se Uashingtoni nuk ka qenë i informuar lidhur me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës.