Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur në dalje të Gjakovës ditën e mërkurë.
Zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj ka njoftuar Insajderin se tre persona janë lënduar si pasojë e përplasjes mes dy veturave.
“Në rrugën Gjakovë-Prizren tek vendi i quajtur “fshati Slloven” rreth orës 12:20 është pranuar informatë për aksident trafiku. Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete udhëtarësh, ku përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar në Spitalin e Përgjithëshme në Gjakovë për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, deklaroi Elezaj për Insajderin.