Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohen katër persona në Prishtinë

Arrestohen katër persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar katër meshkuj pasi ishin rrahur mes vete.

Rasti ka ndodhur të martën në ora 22:20 në rrugën “Fahri Fazliu”, Prishtinë.

“Katër meshkuj nga Kosova janë arrestuar për shkak se të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete”, thuhet në raport.

Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/