Granit Shala pritet të boksojë kundër britanikut Daniel Dubois për titullin e Evropës, EBU, në kategorinë e rëndë në boks.
Unioni Evropian i Boksit (EBU) ka caktuar Shalën si sfidues të Duboisit për titullin vakant të kategorisë së rëndë.
Sipas uebfaqes së EBU-së, ekipet kanë kohë deri më 19 shkurt të dakordohen për kushtet e meçit. Nëse nuk arrihet dakordim atëherë do të mbahet më 19 shkurt një përballje ofertash.
I ka fituar 15 meçet e deritashme në boksin profesionist, pesë prej tyre me nokaut.
Daniel Dubois 26-vjeçar i ka fituar 20 meçe në boksin profesionist, prej tyre 19 me nokaut dhe i ka pësuar dy humbje.
Ai ishte kampioni i rregullt në versionin WBA, ndërsa në gusht të vitit të kaluar boksoi me Oleksandr Usyk për titujt IBF, IBO, WBA dhe WBO në peshën e rëndë, meç të cilin e humbi me nokaut në rundin e nëntë.
Ai së fundi boksoi në Arabi Saudite në gusht të vitit të kaluar, duke e nokautuar në rundin e dhjetë amerikanin Jarrell Miller.
“Unë gjithmonë e kam pasur synim të matem me më të mirët dhe Daniel Dubois sigurisht se është në elitën botërore. Mezi po pres këtë përballje, që është më e madhja deri tash në karrierën time dhe do të bëjmë çdo gjë më ekipin tim, që të mos e lejojmë ‘Dynamite’ Duboisin të shpërthejë dhe të sjellim fitoren te AGON-i”, ka thënë Shala, transmeton “Boxen1”.