Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Gara shpejtësie në rrugët e Kosovës – Policia arreston 20 vjeçarin, një tjetër në kërkim

Gara shpejtësie në rrugët e Kosovës – Policia arreston 20 vjeçarin, një tjetër në kërkim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një 20 vjeçar, i cili dyshohet se po bënte gara shpejtësie me një automjet tjetër.

I arrestuari ishte përfshirë në një aksident trafiku gjatë asaj kohe duke marrë edhe lëndime trupore.

Në kërkim është edhe personi tjetër me të cilin po bënin gara shpejtësie.

“Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren me datën 06.02.2024 gjatë hetimit të një rasti aksident trafiku me lëndime i ndodhur 05.02.2024 rreth orës 20:40 në lagjen ‘’Dardania’’ në Prizren, përmes rrugëve operacinale ka gjetur prova të qëndrueshme se i dyshuari i cili ka shkaktuar këtë aksident trafiku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kishte pësuar vozitësi i automjetit, i cili para shkaktimit të aksidentit të trafikut dyshohet se kishte qenë duke bërë gara shpejtësie me një automjet tjetër i cili është në kërkim policor

I dyshuari E.K. viti i lindjes 2004 pas identifikimit është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit i dyshuari ndalët në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij, siç njofton Policia do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Aksident trafiku me lëndime’’, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Rrezikim i trafikut publik”.