Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka shqyrtuar të martën peticionin e Sindikatës sё Policisë sё Kosovës, peticion ky më kërkesa që i është dorëzuar Kuvendit që nga korriku i viti të kaluar.
Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, tha se zyrtarët e Policisë e kanë nënshkruar këtë peticion pasi janë të pakënaqur me ligjin e ri të pagave, me shtesat për rrezikshmëri në punë, klasifikimin për koeficient, zbritja e përvojës së punës nga 0.5 në 0.25 për qind për 15 vitet e para, diskriminim në shujta e shumë çështje të tjera.
Ai tha se një nderë kërkesat e tyre është që të ju mundësohet edhe pensionimi i parakohshëm i tyre.
Ai tha se këtë peticion e kanë nënshkruar 5623 zyrtarë nga gjithsej 9008 të punësuarve.
Ai tha se si shkak i pakënaqësive nga PK-ja nga fillimi e deri tani kanë dhënë dorëheqje mbi 2 mijë e 200 pjestarë të PK-së.
“Kemi kërkuar që ligji të bëhet ashtu siç është bërë për FSK-në. Në kryerje të detyrës kanë humbur jetën 23 zyrtarë policor, kanë vdekur në detyrë 322 zyrtarë, 4753 raste të lëndimeve të zyrtarëve policor në kryerjen e detyrave zyrtare, aktualisht me sëmundje të veçanta shëndetësore janë 528 zyrtarë. Deri tani kemi 2285 pjesëtarë të policisë të cilët kanë dhënë dorëheqje vullnetare nga Policia”.
“Me ligjin e pagave ka pasur zbritje të pagave, drejtori i Policisë ka zbritje të pagës për 600 euro”, tha ai.
Gjatë këtij diskutimi ka pasur edhe përplasje ndërmjet deputetëve të opozitës e pozitës për mos përmbushje të kërkesave të Policisë.
Kjo përplasje ka ardhur pasi morri fjalën deputetja e VV-së Fatmire Kollçaku, e cila tha se Qeveria është duke punuar që të ju përgjigjur kërkesave të PK-së.
Ndaj kësaj deklarate reagoj deputetja e AAK-së Albana Bytyqi, e cila tha se ky peticion dhe kërkesat e PK-së janë që nga korriku i viti të kaluar por që qeveria nuk është duke ndërmarr hapa për të ju përgjigjur këtyre kërkesave.
“Nga korriku është ky peticion. Nuk kuptoj pse janë gjithë këto lëvdata”, tha ajo.
Deputetja e VV-së Fatmire Kollçaku, duke ju përgjigjur kritikave të opozitës tha se këto probleme nuk do të ishin nëse qeveritë e kaluara do të punonin që ti zgjidhnin këto probleme.
“Ti kishit dëgjuar me vite nuk do t’i kishim këto probleme”, tha ajo.
Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, tha se qeveria aktuale e ka nënçmuar policinë.
“Se pushteti a është i gatshme që të ju përgjigjet e shihini, kanë kaluar 6 muaj dhe tekë sot kanë gjetur kohë që të ju takojnë. Ne e dimë se më çka përballeni ju sepse e kemi ngrit zërin në Kuvend, kemi ftuar seancë të jashtëzakonshme për Policinë pozita nuk ka marr pjesë. Qajo mbrojte e afërt që Albini e ka quajtur majmun, këta sot e mbrojnë”, tha ajo.
Deputetja e VV-së Arjeta Fejza, tha se deputetja e PDK-së Musliu-Shoshi cdo komision vetëm ofendon anëtarët e këtij Komisioni.
Avdi Hoti, nënkryetar i Sindikatës së PK-së, tha se është duke i ardhur keq për komunikimi që janë duke bërë deputet në këtë komision.
Kjo pasi sipas tij, kur është fjala tekë siguria e vendit të gjithë duhet që të jenë të bashkuar.
Ai tha se është për tu çuditur se si sot edhe “stallat e bagëtive” janë të siguruara e ndërsa Policia ende nuk ka sigurim.
“Po më vjen keq komunikimi i juaj. Ne ju kemi zgjedhur për t’i dërguar disa çështje përpara. Çdo herë policia ka kërkuar kushte dhe nuk ka gjet një gjuhë të përbashkët. Sigurimi shëndetësor nuk është, ka plotë kompani private që edhe stallat janë siguruar e PK-ja nuk është duke u siguruar. Duhet që të bëhen bashkë kur vie puna tek siguria e vendit. Ju lutem që të bëheni bashkë sepse policia është keq”, tha ai.
Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, ka thënë se vetëm gjatë këtij viti si shkak i paknaqësive, kanë dhënë dorëheqje rreth 10 zyrtarë nga PK-ja.
Ai para deputetëve ka lexuar edhe deklaratën e njërit nga të dorëhequrit ku janë shpjeguar arsyet e dorëheqjes.
“Sa i përket dorëheqjeve të zyrtarëve ne e kemi ngrit disa herë këtë çështje. Parandalimi vetëm për dorëheqje është plotësimi i kërkesave. Këtë vit nuk kemi statistika të sakta, por nga ajo që kemi janë rreth 10 pjesëtarë që deri më tani vetëm në muajin janar”, tha ai duke ju përgjigjur pyetjes së deputetëve”, u shpreh ai.