Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Masa e energjisë për sistemet diellore, Kurti: Fuqizohen familjet dhe bizneset

Masa e energjisë për sistemet diellore, Kurti: Fuqizohen familjet dhe bizneset

Qeveria e Kosovës ka bërë lansimin e masës për sistemet diellore për familje dhe biznese, raporton TV Arbëria.

Kryeministri Albin Kurti duke folur për masat më të reja në sektorin e energjisë për bizneset dhe familjet që dëshirojnë të marrin energjinë përmes diellit ka theksuar se me këtë projekt fuqizohen familjet dhe bizneset për të bërë zgjidhje të qëndrueshme dhe të përballueshme.

“Këto masa ndikojnë në uljen e konsumit dhe rritjen e eficiencës së energjisë dhe ky sukses ka ardhur si rezultat i përpjekjeve tona për të rritur transparencën dhe të investuarit në vendin tonë”, ka theksuar kryeministri mes tjerash.

“Me skemën që po e lansojmë sot, familjet mund të aplikojnë për mbështetje për sisteme diellore me kapacitet prej 3 deri në 7 KW, ku do të subvencionohen me 250 euro për KW, deri në 1 mijë e 750 euro në total. Edhe për ndërmarrjet të vogla dhe të mesme vlera e subvencionimit do të jetë 250 euro në KW me kapacitet prej 3 deri në 9 KW, maksimalisht deri në 2 mijë euro”, tha Kurti.

Kurse ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli duke e prezantuar projektin ka theksuar se është nder pjesët e punës që sjellin kënaqësi duke menduar si kemi nisur dhe ku kemi arritur.

“3 vjet pas fillimit të mandatit është bërë shumë në këtë aspekt në subvencionimin me sisteme solare”, tha ministra.

“Përfitimet që qytetarët, bizneset, vendi ynë janë të shumfishta: rritja e eficiencës së energjisë, ulja e ndotjes, ulja e faturave të energjise”, tha ajo duke ju iu bërë thirrje bizneseve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi në uljen e kostos në energji por edhe të buxhetit të Kosovës.

Derisa ministrja e MINT, Rozeta Hajdari iu ka bërë thirrje bizneseve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi që ndihmon në uljen e kostos në energjisë.

E Alessandro Biancardi nga BE tha se përkrahja është shumë e rëndësishme sepse qytetarët mund ta prodhojnë energjinë vet dhe ta perdorin vet nga sistemet e instaluara solare.

“Shpresoj të jetë e implementuar me sukses nga Ministria e Ekonomisë. BE është duke punuar ngushtë me Qeverinë për agjenden 2024-2027 sa i përket energjisë për të krijuar një të ardhme me të mirë për qytetarët e Kosovës.

/TV Arbëria

 

 

 

Powered by WordPress