Nikki Haley, sfiduesja e fundit serioze e mbetur e Donald Trump për nominimin republikan në garën për President, ka kërkuar zyrtarisht mbrojtjen e Shërbimit Sekret.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo tha për Wall Street Journal se nevojitej siguri shtesë për shkak të “çështjeve të shumta”.
Haley, e cila në sondazhet e opinionit është pas Trump, i është kërkuar nga ish-presidenti të largohet nga gara dhe të bashkojë partinë kundër demokratit Joe Biden.
Haley, një ish-ambasadore e OKB-së dhe guvernatore e Karolinës së Jugut, aktualisht përdor sigurinë personale gjatë fushatës.
Në aktivitete është e pranishme edhe policia lokale.
“Kur bëni diçka të tillë, merrni kërcënime”, u tha ajo gazetarëve javën e kaluar.