Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Nga nesër autobusët e ”Trafikut Urban” me Wi-Fi

Nga nesër autobusët e ”Trafikut Urban” me Wi-Fi

Nga nesër të gjithë autobusët e “Trafikut Urban” do të pajisen me Wi-Fi.

Kështu ka bërë të ditur “Trafiku Urban” përmes një postimi ne llogarinë e tyre zyrtare në Facebook, përcjell Klankosova.tv.

Me lëshimin e Wi-Fi do të u mundësohet udhëtarëve të shfrytëzojnë falas shërbimet e internetit, njofton faqja.

“’Trafiku Urban’ mbetet i përkushtuar në zgjerimin e shërbimeve dhe lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve”.