Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ukraina thotë se Rusia ka përgatitur 40 mijë trupa për të pushtuar rajonet tona

Ukraina thotë se Rusia ka përgatitur 40 mijë trupa për të pushtuar rajonet tona

Ukraina pretendon se Rusia ka përgatitur gati 40,000 trupa dhe 500 tanke kundër qytetit lindor të Kupyansk.

Forcat e Mbrojtjes në Ukrainë paralajmërojnë se Federata Rruse synon të pushtojë të gjithë rajonet Donetsk dhe Luhansk si edhe një pjesë të rajonit të Kharkiv deri në lumen Oskil.

Sipas autoriteteve në Ukrainë, Rusia ka për qëllim që të realizojë planin e saj për pushtimin e këtyre rajoneve deri në mars të 2024.

Instituti për Studimin e Luftës në Uashington paralajmëron se mungesa e artilerisë dhe vonesat në ndihmën e sigurisë perëndimore do të krijojnë pasiguri në planet operacionale të Ukrainës.

 

Powered by WordPress