Shkruan: Fadil Maloku
Albin Kurtin, KM e Kosovës e njoh për shumë vite… E kam përkrahur dhe inkurajur publikisht guximin e tij edhe atëherë kur të gjithë ishin kundër! Tani, me argumentet e shtrirjes së sovranitetit në veri që padyshim po rriten dita ditës, kam përshtypjen se është koha që “xherdanit” të guximit të ia bashkangjes edhe tiparin e burrështetasit, e sidomos ate të pragmatikut racional dhe realistit praktik, në kuptimin që të vazhdojë të lozë lojën “ngrehe e mos e këput”…! E them këte duke u bazuar gjithnjë në dinamikën e zhvillimeve dhe proceseve gjeopolitike e gjeostrategjike që po ndodhin aktualisht anembanë globit.
E ku ne shqiptarët duhet ta marrim dosido hisen tonë historike të refuzuar e të kontestuar me shekuj të tërë. Thënë më thjesht; duhet faktorizohemi, pa asnjë dyshim. E për këte, përveç guximit politik, na duhen si gatishmëria jonë ushtarake ashtu edhe forca e rritur ekonomike…
- Tani, kujtoj që çdo veprim i mëtejm politik, në raport me Serbinë (dhe jo vetëm ai politik, por, edhe ai ushtarako-policor!) do duhej matur mirë e më mirtë dhe të bëhet (pa asnjë dyshim!) në kordinim me aleatët tanë strategjik.. Arsyeja e vetme, kujtoj unë është dhe do mbetet, se në këtë “odisejadë” të sovranitetit të ngritur e padyshim edhe të rritur sot, nuk jemi vetëm ne. Kushedi, mund të ndodh që në këte ekapansion gjeopolitik e gjeostrategjik tonin, të kemi ndonjë “fije” shprese për t’u realizuar ëndrra jonë për Shqipërinë Etnike!
- Këte dilemë fare nuk e kam! Sepse, shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë më të vetëdijshëm (për rolin e tyre) dhe me mobil (në kuptimin e rëndësisë dhe peshës sonë “specifike”) se sa sot, sidomos kur janë në pyetje interesat gjithëkombëtare në këte pjesë të botës. Uroj të kem të drejtë…
Albin!…kam përshtypjen se është koha që “xherdanit” të guximit të ia bashkangjes edhe tiparin e burrështetasit, e sidomos ate të pragmatikut racional dhe realistit praktik, në kuptimin që të vazhdojë të lozë lojën “ngrehe e mos e këput”…! E them këte duke u bazuar gjithnjë në dinamikën e zhvillimeve dhe proceseve gjeopolitike e gjeostrategjike që po ndodhin aktualisht anembanë globit.