Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, duke folur për reagimin e mbrëmbshëm të ambasdorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se “ishte inkurajues”.
Në një intervistë për RTS-në, ai tha se “deklarimi i Hovenier qartazi dhe drejtpërdrejtësi përmendi sulmet bi institucionet serbe bnë Kosovës dhe për herët të parë”.
Ai shtoi se “është e rëndësishme që ShBA iu adresua situatës që nga fillimi i krizës”.
“Sigurisht që Amerika nuk do të ndryshojë politikën e saj ndaj Kosovës pavarur, por në këtë rast, kur është fjala për heqjen e dinarit, i cili po krijon një fatkeqësi humanitare në Kosovë, shohim një tjetër reagim në qarqet serbe”, ka thënë Petkoviq.