Ivan Rakitic i ka thanë lamtumirë Sevillas dhe do ta vazhdojë karrierën e tij si lojtar i Al Shabaab në Arabinë Saudite.
Me klubin saudit ai nënshkroi kontratë deri në verën e vitit 2025, ndërsa Rakitic u largua nga Spanja pas 13 vitesh, ku luajti te Sevilla dhe Barcelona.
Me këtë ai ka kaluar yllin belg, anësorin Yannick Carassco, i cili merr 13 milionë euro për një sezon.
Të dy janë yjet më të mëdhenj të Al Shabaab, çka tregon se i treti më i paguar merr rreth katër milionë euro.
Rakitic karrierën e nisi në Basel, ndërsa luajti edhe në Schalke. Ai bëri gjithsej 106 paraqitje për Kroacinë ku shënoi 15 gola.
“Zgjodha Al-Shabab pasi lexova për historinë e klubit. Besoj se është koha për një sfidë të re dhe të madhe me Al-Shabab”, ka thënë fillimisht Rakitic për klubin, i cili gjatë historisë së tij ishte gjashtë herë kampion i Arabisë Saudite, ku titulli i fundit erdhi 12 vjet më parë vit.
“Numrat e mi të preferuar janë shtatë dhe dhjetë, por pasi mësova më shumë rreth Al-Shabab dhe projektit të Arabisë Saudite ‘Vision 2030’, mora numrin 30”.
“Është një simbol i angazhimit tim për të mbështetur Mbretërinë e Arabisë Saudite në qëllimet dhe aspiratat e saj për të ardhmen”, përfundoi ylli kroat./telegrafi