Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Rikthehet futbolli në Kosovë pas pushimit dimëror

Rikthehet futbolli në Kosovë pas pushimit dimëror

Pas periudhës së pushimit dimëror, klubet e futbollit në Kosovë i rikthehen garave këtë fundjavë, me ndeshjet e fazës së 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.

Katër ndeshje do të zhvillohen të shtunën, derisa katër ndeshje tjera luhen të dielën, e të cilat pritet të sjellin emocione dhe rivalitet.

Padyshim që dueli kryesor i ditës së sotme, por në përgjithësi në këtë fazë zhvillohet ai në Gjilan, ku Gjilani pret Prishtinën.

Ky duel gjykohet nga Visar Kastrati me ndihmësit Fatmir Sekiraqa e Fatlum Jashari.

Sfidë interesante pritet të zhvillohet edhe në Drenas, ku Feronikeli ’74 pret Malishevën, deri në Suharekë, skuadra më e re në Kosovë, Suhareka do të takohet me Prishtinën e Re.

Ndeshja e fundit e ditës së sotme zhvillohet në Lipjan ku përballë janë dy skaudrat e Ligës së Parë, Vjosa dhe 2 Korriku.

Ditën e nesërme në program janë edhe katër duele të tjera si Drita – Rilindja 1974, Ballkani – Vëllaznimi, Dukagjini – Dinamo dhe Trepça ’89 – Llapi. /Telegrafi/

Powered by WordPress