Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, zyrtari policor dënohet me 8 muaj burg dhe me 800 euro gjobë

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, zyrtari policor dënohet me 8 muaj burg dhe me 800 euro gjobë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shapllur fajtor zyrtarin policor V.I. për veprën penale “Dhunë në familje”, si edhe për veprën penale “Lendim i lehtë trupror”.

Gjykata e gjeti fajtor atë për këto veprime kriminale ku e dëmtuar ishte bashkëshortja e tij.

Gjykata mori vendim, dhe i akuzuari u dënua me 8 muaj burg efektiv dhe dënim me gjobë në vlerë prej 800 euro.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderin avokatja e viktimës, Leonora Dervishaj- Pacolli.

“Ne arritëm, të paraqesim çdo provë dhe dëshmi duke dëshmuar qartë dhunën fizike dhe psiqike që i është ushtruar në vazhdimësi ndaj të dëmtuarës.” – ka thënë ajo.

Palës së dëmtuar të cilën e përfaqësoj, “sot i është kthyer dinjiteti dhe besimi në drejtësi edhe përkundër faktit se Prokuroria 3 herë e ka hedhur kallëzimin e saj penal.” – ka shtuar ajo.

“Prandaj, mos e toleroni dhunën në asnjë nga format e saj, sepse Drejtësia do të triumfojë. Çdo grua duhet ta denoncojë dhunën fizike dhe psiqike dhe ta luftojmë se bashku.” – ka thënë avokatja Leonora Dervishaj- Pacolli.

 

 

 

Powered by WordPress