Ne nuk jemi të veçantë. E duam vërtet vëndin tonë, por akoma më shumë duam të vërtetën dhe drejtësinë – thoshte Pashko Vasa. Cila ishte ajo e vërteta që e kërkonte Vaso Pashë Shkodrani?
“Pellazgët, që zbritën të parët nga deti në stere, në tokat e Greqisë së sotme, kishin sjellë me vete dhe kultin e një feje fare primitive. Historianët e lashtë, i pari Herodoti, njoftojnë se pellazgët u bënin perëndive lloj-lloj flijimesh, porse nuk e kishin zakon t’u vinin emra të posaçëm; ata nuk kishin hyjni të materializuara, idhuj të bërë nga dora e njeriut; adhuronin natyrën me dukuritë e saj mirëbërëse. Prandaj teogonia e tyre që më së fundi u përqafua e ndofta u përsos nga grekët, nuk ishte veçse fryt i vrojtimeve të lëvizjeve fizike të natyrës, të vazhdimësisë së kohës, të marrëdhënies së elementeve; me një fjalë ajo nuk ishte veçse një seri rrjedhimesh logjike ose më mirë, një shpjegim fare primitiv i sistemit të botës, pemët e para të punës mendore të njerëzve në lëmin e filozofisë “ – shkruante Vaso Pasha me 1879.
Edhe pse Johan fon Han, studiuesi i pare i kohës sonë, që i përcaktoi shqiptarët e sotëm si pasardhës të pellazgëve i cili i vazhdoi kërkimet e veta historike e gjuhësore gjatë 40 vjetëve (shërbeu si konsull i Austrisë në Janinë). por edhe Jeronim De Rada poeti dhe studiuesi arbëresh, mbrojti të njëjtën tezë, toponimet pellazge mund të shpjegohen vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe. Kur Kongresi i Berlinit e mohoi legjitimitetin e Shqipërisë, Pashko Vasa e mbështeti këtë argument, duke botuar në Paris dhe në Berlin, në gjuhen frënge dhe shqipe, veprën e tije të njohur “E vërteta për shqipërinë dhe shqipëtarët”.
“Çështja e prejardhjes së shqiptarëve nuk është vetëm një çështje e shqiptarëve, por ajo është një çështje e të gjithë rajonit ballkanik, pasi integrimi evropian mbi të cilin ne kërkojmë të aderojmë gjatë viteve të fundit, kërkon mbi të gjitha një aderim së pari kulturor dhe së dyti vlerash e arritjesh të përbashkëta. Homo pelasgus, si një “stërgjysh” i përbashkët i shqiptarëve dhe thrakasve ashtu siç thonë autorët antik, prej poemave të Homerit e gjer tek Herodoti, Hesiodi e Straboni, vërtet nuk ka të bëj me grekët e lashtë, por i vënë përball një të vërtete të madhe, asaj të së vërtetës shkencore, duhet të zhvishet nga mitet e legjendat nacionaliste dhe të studiohet si pjesë e shkencës. (shkruan Bledar Komini)
Pra: “Pellazgët, që zbritën të parët nga deti në stere, në tokat e Greqisë së sotme, kishin sjellë me vete dhe kultin e një feje fare primitive. Historianët e lashtë, i pari Herodoti, njoftojnë se pellazgët u bënin perëndive lloj-lloj flijimesh, porse nuk e kishin zakon t’u vinin emra të posaçëm; ata nuk kishin hyjni të materializuara, idhuj të bërë nga dora e njeriut; adhuronin natyrën me dukuritë e saj mirëbërëse. Prandaj teogonia e tyre që më së fundi u përqafua e ndofta u përsos nga grekët, nuk ishte veçse fryt i vrojtimeve të lëvizjeve fizike të natyrës, të vazhdimësisë së kohës, të marrëdhënies së elementeve; me një fjalë ajo nuk ishte veçse një seri rrjedhimesh logjike ose më mirë, një shpjegim fare primitiv i sistemit të botës, pemët e para të punës mendore të njerëzve në lëmin e filozofisë.” ( P.Vasa )
Pashko Vasa vuri në dukje se, kur njerëzit janë të detyruar të shpërngulen, ata i emërtojnë vendet e reja sipas atyre të vjetrave, të cilat u duhej t’i braktisnin. Kështu, emri i lashtë i Maqedonisë ishte Emathia (shqip: e madhja) dhe pellazgët, të detyruar të shpërngulen në drejtim të trevave të sotme shqiptare, e emërtuan krahinën malore Matia ose Mat. Virgjili
pohon se heronjtë e mundur të Trojës bënë të njëjtën gjë kur u shpërngulën në Butrint; po kështu edhe arbëreshët kur mbërritën në Italinë e Jugut. Studiuesi J.Thomopullos radhiti një numër emërtimesh të tilla dhe, veç kësaj, tregoi se si fjalët etruske kishin të njëjtën rrënjë me përgjegjëset e tyre në shqip.
Zevsi bashkohet me Metis-in, zgjuarësinë, mendimin. Fjala Ment në gjuhën shqipe ka kuptim zgjuarsi, mendim. Grekët i kanë hequr n kësaj fjale dhe duke i shtuar pjesëzën e tyre – is kanë sajuar Metis. Mirëpo nga ky bashkim, pikërisht Zevsi Jupiteri lind Athenane Αθήνα (Minerva); por kjo lindje bëhet në kokën e Jupiterit, në selinë e zgjuarsisë, dhe jep Athenanë ose Athenën (Minervën) grekët nuk ruanin asnjë kujtim nga gjuha pellazgjike, kurrë nuk kanë mundur t’i japin një kuptim racional fjalës Athena; ata u kufizuan në hipoteza të thjeshta në të kundërtën gjuha shqipe na jep një shpjegim shumë të qartë e shumë bindës. Thane dhe thënë në gjuhën shqipe kanë kuptimin e foljes them. E thana dhe e thëna është të folurit;
Athena pra është fjala e perëndisë, po ajo fjalë që e gjejmë në të gjitha fetë të vjetrat dhe modernet, të coluri e Zotit të pellazgëve, që ka dalë nga Zeusi- forca, fuqia, dhe nga Metis- zgjuarsia e mendja. Rea në gjuhën shqipe do të thotë: re, qiell. (Marrë nga libri E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët i autorit Pashko Vasa )
Homo pelasgus, si një “stërgjysh” i përbashkët i shqiptarëve dhe thrakasve na vë përball një të vërtete të madhe, asaj të së vërtetës shkencore, e cila duhet të zhvishet nga mitet e legjendat nacionaliste dhe të studiohet si pjesë e shkencës.