Ukraina së shpejti do të pajiset me serinë e parë të raketave me rreze më të gjatë të prodhuar nga Boeing, që do të “depërtojnë edhe më thellë brenda Rusisë”.
Këto bomba me të cilat do të pajisjet Ukraina, do t’ia mundësojë ushtrisë ukrainase t’i godasë objektivat me dyfishin e distancës së arritshme nga raketat që lanson tani nga Sistemi i Raketave të Artilerisë së Lëvizshmërisë së Lartë (HIMARS) dhe mund të detyrojë Rusinë të lëvizë furnizimet edhe më larg nga vijat e frontit.
Testimet e këtyre raketave (GLSDB) ndodhën më 16 janar në poligonin e testimit të bazës ajrore Eglin në Florida.
Koha e dorëzimit dhe vendosja e tyre përfundimtare ka qenë sekret.
Për administratën e presidentit amerikan Joe Biden, vendimi për të dërguar raketa GLSDB në Ukrainë përfaqëson një mënyrë alternative për raketat ATACMS, të cilën administrata e ka ofruar deri më tani në një numër të vogël.