Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Durmishi sot paraqet keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës

Durmishi sot paraqet keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka paralajmëruar se sot do të mbajë konferencë për media ku siç tha ai do të njoftojë për të gjitha të gjeturat dhe keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës.

Konferenca do të mbahet në ora 13: 00 te Njësia për Patentë Shoferë , tek stacioni i autobusëve.

Kujtojmë se ditë më parë Durmishi njoftoi se për shkëputjen e marrëdhënies së punës për tre ekzaminerë të angazhuar në departamentin për patentë shofer. Ky vendim sipas Durimisht është parë as informatave për keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë dhe përfaqësues të mediave,

Dua t’ju njoftoj se më datë 02.02.2024 (e Premte), do të mbaj konferencë për media në të cilën do t’ju paraqes të gjitha të gjeturat dhe keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës.

LOKACIONI: Njësia për Patentë Shofer, tek stacioni i autobusëve në Prishtinë

ORA: 13:00

/TV Arbëria