Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > BQK sqaron vendimin për ndalimin e ri-qarkullimit të monedhës 500 euroshe

BQK sqaron vendimin për ndalimin e ri-qarkullimit të monedhës 500 euroshe

Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës, ditë më parë ka miratuar Rregulloren e re për Operacionet me Paratë të Gatshme, rregullore kjo që ndalon ri-qarkullimin e kartëmonedhës 500 euro. Lidhur me këtë vendim, nga BQK kanë sqaruar se në cilat raste është valide kjo monedhë.

Në përgjigjen e tyre thuhet se duke filluar nga sot, të gjitha institucionet financiare bankare dhe jo-bankare janë të obliguara që të ndalojnë ri-qarkullimin e kartëmonedhës 500 euro.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se është ndaluar qarkullimi ndërmjet palëve si mjet i ligjshëm i pagesës, mirëpo e njëjta nuk do kthehet në qarkullim nga institucionet financiare, pra kartëmonedha 500 euro është valide përderisa e posedojnë qytetarët, bizneset apo tregtarët.

“Duke filluar nga data 1 shkurt 2024, të gjitha institucionet financiare bankare dhe jo-bankare janë të obliguara që të ndalojnë ri-qarkullimin e kartëmonedhës 500 Euro. Kjo megjithatë nuk ndalon qarkullimin ndërmjet palëve si mjet i ligjshëm i pagesës, mirëpo e njëjta nuk rikthehet në qarkullim nga institucionet financiare kur pranohet nga klientët”, thuhet në përgjigjen e BQK-së për Paparacin.

Tutje, në sqarimin e tyre thuhet se qëllimi i kësaj nisme është largimi gradual i kartëmonedhës 500 euro nga përdorimi, sepse kjo mbron edhe nga rreziku eventual i falsifikimit, që do të mund të shkaktonte humbje të madhe për poseduesin e saj.

Powered by WordPress