Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Shtimja do t’i subvencionojë nënat lehona: 500 euro për binjakë e 1000 për trenjakë

Shtimja do t’i subvencionojë nënat lehona: 500 euro për binjakë e 1000 për trenjakë

Komuna e Shtimes ka njoftuar se ka vendosur të subvencionojë nënat lehona për fëmijët e lindur këtë vit.

Siç bëhet e ditur, çdo çifti që u lind fëmija i parë ata do të marrin për të 100 euro nga komuna, për fëmijën e dytë 150 euro, ndërsa për të tretin 200 euro.

Poashtu, Komuna thekson se për binjakët ndan 500 euro, ndërsa për trinjakët 1000 euro.

Njoftimi i plotë:

KOMUNA E SHTIMES SUBVENCIONON NËNAT LEHONA PËR FËMIJËT E LINDUR NË KËTË VIT

Shtime, 1 shkurt 2024 – Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës së Shtimes, ndër të tjera është votuar edhe Propozim-Vendimi për ndarjen e subvencioneve për nënat lehona për fëmijët e lindur në vitin 2024.

Qemajl Aliu, kryetar i Komunës së Shtimes bëri të ditur se që tani e tutje, çdo çifti që u lind fëmija i parë do t’i përfitojnë 100 euro shtesë, për fëmijën e dytë 150 euro, për të tretin 200, ndërsa për binjakët 500, e trenjakët 1.000 euro.

“Pasi e kemi iniciuar për herë të parë në Komunën e Shtimes praktikën e mbështetjes së nënave lehona, jam i lumtur që u votua në kuvend propozimi ynë për rritjen dhe përshkallëzimin e vlerës së përkrahjes financiare”, tha Aliu, duke shtuar se qeverisja e mirë po dëshmohet në përditshmëri me masat ndihmuese për të gjitha kategoritë shoqërore, kësisoj duke ndikuar drejtpërsëdrejti në ngritjen e mirëqenies për të gjitha familjet në komunën Shtimes.

“Paçim sa më shumë raste të dhënies së mjeteve financiare nga kjo masë”, tha kryetari Aliu.

Powered by WordPress