Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Saga e (mos)lejimit të dinarit serb në Kosovë

Saga e (mos)lejimit të dinarit serb në Kosovë

 

Sot është data e hyrjes në fuqi të rregullores së re të Bakës Qendrore të Kosovës për (mos)lejimin e qarkullimit të dinarit serb në komunat e banuara me shumicë serbe. Që kur ishte bërë publik ky vendim reagimet kane qenë nga më të ndryshmet dhe shpeshherë kontradiktore nga vetë zyrtarët e shtetit.

Fillimisht patën reaguar ambasadorët e shteteve të QUINT-it. Ata kërkuan nga Kosova pezullimin e zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që parasheh se monedha e vetme në Kosovë për pagesa të jetë euro. Përmes një deklarate të përbashkët, ambasadorët e QUINT-it thanë se pezullimi i vendimit do të duhej të bëhej për të “mundësuar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni dhe për komunikim të qartë dhe efektiv publik”.

Ndërkohë, përkundër kësaj deklarate të përbashkët, ishte vetw edhe Ambasadori amerikanë në Kosovë, Jeff Hovenier, që i kishte shkuar ne zyre guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, duke i kërkuar që të shtyjë zbatimin e vendimit për përdorimin vetëm të valutës euro sa i përket operacioneve me para të gatshme. Kurse Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, kishte deklaruar se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës që të mos lejojë pagesat në Kosovë me dinarin serb, ishte një “befasi e panevojshme”

Kjo çështje nuk la pa u diskutuar edhe gjatë takimit në mes Albin Kurtit dhe Emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak. Ky i fundit ka pohuar se me Albin  Kurtin dhe Bisnik Bislimin kanë folur për vendimin e BQK-së, por pa deklaur në mënyrë specifike se çka kanë diskutuar, me arsyetimin se “nuk mund të veprojë si zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

Reagime të ngjashme kishte bërë edhe Bashkimi Evropian. Madje blloku kërkonte që kjo çështje të adresohet në procesin e dialogut që po zhvillohet ne Bruksel ndërmjet dy vendeve. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, pat deklaruar se këtë çështje palët duhet ta zgjidhin në kuadër të dialogut që të ndërmjetësohet nga Brukseli. Blloku argumenton se shtyrja e vendimit do të krijonte mundësinë të zgjidhej ngërçi i një ndikimi i mundshëm negativ te komuniteti serb në Kosovë. Një reagim të tillë Bashkimi Evropian e ka përsëritur edhe sot me anë të një komunikate për shtyp. Sipas Brukselit “Periudha e shkurtër kohore e tranzicionit për zbatimin e rregullores, së bashku me mungesën e informacionit dhe zgjidhjeve praktike për të gjitha komunitetet e prekura, rrezikon që të ndërlikojë seriozisht jetën e tyre”.

Ndërkohë, për dallim nga Bashkësia Ndërkombëtare që kërkonte njëzëri shtyrje të këtij vendimi, konfuz dhe me dallime të theksuara qenë autoritetet vendore për këtë temë. Sipas komunikatës zyrtare të Qeverisë së Kosovës, thuhet se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, për të diskutuar rregulloren e Bankës Qendrore që pritet hyjë në fuqi nga 1 shkurti, me theks të veçantë të neni 35 i saj i cili përcakton se valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme sipas nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Ndër të tjera në komunikatë thuhet se Kryeministri Kurti në takim e “theksoi rëndësinë e respektimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend nga të gjithë dhe në të njëjtën kohë respektimit të autoriteteve të pavarura, në këtë rast të Bankës Qendrore”.

Për dallim, nga ky qëndrim i vendosur dhe që nuk ka nevojë për kompromise, Presidentja e vendit Vjosa Osmani gjatë adresimit dje para gazetarëve, deklaroi se që ky zbatim të jetë i plotë na duhet përkrahje nga partnerët tanë me qëllim që te ketë qëndrueshmëri ky vendim. Për të parën e shtetit mund të ruhet edhe kushtetuta edhe aleatet tanë, ngase këto dy çështje nuk e përjashtojnë njëra tjetrën”. Në këtë mënyrë ajo e kontestoji mundësinë që Kosova ka kapacitete për te qenë plotësisht sovrane dhe për ta zbatuar kushtetutën në çdo cep të vendit pa ndihmën e aleatëve perëndimorë. Kushdo që sipas saj nuk e pranon këtë fakt nuk e njeh historinë e shtetit të Kosovës.

Ndërkohë, e tërë kjo situatë sipas numrit dy të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bsilimi ishte një keqkuptim. Sepse “rregullorja e BQK-së do të hyjë në fuqi më 1 shkurt, me tranzicion të lehtësuar”, por pa dhënë detaje sesa do të jetë kjo fazë. Për më shumë sipas tij, “Implementimi i rregullores nuk nënkupton ndalim të transfereve nga Serbia dhe nuk nënkupton dënime eventuale financiare për mbajtjen e valutës së një shteti tjetër”, por po ashtu sipas Bislimit, Qeveria e Kosovës është e vendosur që “zbatimi i ligjshmërisë në secilën pjesë të territorit të Kosovës të jetë i pakushtëzuar dhe i pakompromis”.

Kosova nuk është pjesë e Eurozonës – të cilën e përbëjnë 20 vende anëtare të Bashkimit Evropian – por e ka euron si valutë kryesore prej vitit 2002. Sipas Nenit 11 të Kushtetutës së Kosovës, “si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme”. Si ilustrim Qytetarët e Kosovës pranojnë rreth 1.22 miliard euro remitenca prej vendeve me valuta të ndryshme, mirëpo të gjithë ata që janë klientë të bankave komerciale në Kosovë, paratë i marrin në euro – nëse kanë llogari vetëm në këtë valutë, shkruan REL

/TV Arbëria 

 

 

 

Themes by WordPress