Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Shtime, shpreh shqetësimin e thellë ndaj shpenzimeve të paparashikuara dhe të papërballueshme të pushtetit të Qemajl Aliut dhe koalicionit të tij me LDK-në dhe AKR-në gjatë vitit 2023.
Shifrat e paraqitura tregojnë një nivel të pakuptueshëm të harxhimeve për furnizim me ushqim dhe pije, dreka-darka zyrtare dhe administratë komunale, duke shfrytëzuar fonde të taksapaguesve të Shtimes.
Vetëm gjatë vitit 2023, Qemajl Aliu i VV-së, ka shpenzuar hiç më pak se 45, 479.32 euro për furnizim me Ushqim dhe Pije, ndërsa dreka dhe darka zyrtare 7,666.57 si dhe Furnizim me Ushqim dhe Pije vetëm për Administratën Komunale duke përfshirë Zyrën e kryetarit hiç më pak se 7,847.05 e që në total vetëm këto dy kategori arrijnë shumën e shpenzimit në vlerë prej 15,513.62.
Me para të taksapaguesve të Shtimes, zyrtarët komunalë duke përfshirë kabinetin e kryetarit dhe drejtoritë komunale, kanë shpenzuar në dreka dhe darka këtë shumë marramendëse
Kjo shumë prej 45 mijë eurosh për furnizim me ushqim dhe pije është e jashtëzakonshme për një komunë të madhe, aq më tepër për një komunë të vogël si Shtimja. Ky shpenzim marramendës nuk mund të justifikohet dhe nuk reflekton efikasitetin dhe përgjegjshmërinë që duhet të karakterizojë administratën komunale.
PDK kërkon nga Qemajl Aliu dhe koalicioni i tij të japin llogari dhe shpjegojnë publikisht arsyet pse janë shpenzuar këto shuma marramendëse për luks, përderisa ka familje të cilat janë në gjendje të rëndë ekonomike. Është e rëndësishme që transparenca dhe llogaridhënia të jenë parimet themelore të një administrate të përgjegjshme dhe të qartë ndaj qytetarëve.
Dega e PDK në Shtime po ashtu bën thirrje publike për një hetim të keqpërdorimit të këtyre mjeteve dhe për të siguruar se këto shkelje nuk do të ndodhin më në të ardhmen.